
08/09/2021. 13:33
Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka ndryshuar Rregulloren për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.
Me ndryshimet e miratuara përcaktohet që, në rastet kur fusha e përgjegjësisë administrative e dy apo më shumë ministrive është bashkuar në një ministri, ministri mund të emërojë deri në dhjetë këshilltarë politikë dhe deri në pesë këshilltarë të jashtëm politikë. “Me rastin e fuzionimit të ministrive, në disa sosh fushëveprimi dhe përgjegjësitë e tyre janë zgjeruar dukshëm. Andaj, si rezultat është paraqitur nevoja për rritjen e kapaciteteve të kabineteve të këtyre ministrive me qëllim që të përmbushen në mënyrë sa më efikase obligimet dhe përgjegjësitë e ministrive të fuzionuara”, thuhet në njoftimin qeveritar.
Në këtë rast, sipas rregullores së miratuar sot, ministrat e pesë ministrive: Ministrisë së Punëve të Brendshme; Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve; Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mund të emërojnë deri në 10 këshilltarë politikë, nga 6 sa lejoheshin paraprakisht, dhe 5 këshilltarë të jashtëm (pa pagesë), nga 3 sosh paraprakisht