
09/11/2021 12:22
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Pjesëmarrjen e Kurtit e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ky forum do të mbahet të enjten dhe të premten, dhe do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, përfshirë 30 liderë vendesh.
“Forumi i Paqes në Paris” është iniciuar tri vjet më parë nga presidenti Emmanuel Macron.