News That Matters

Qeveria e Kosovës emëron bordin e ri të KEK-ut

02/02/2022 15:33

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast përpos emërimit të emrave të rinj të bordit të “Trepçës”, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur edhe emrat e rinj kryesuesve të bordit të KEK-ut.

Me këtë rast është theksuar se për Bordin e KEK-ut, Kurti tha se kanë aplikuar 72 kandidatë, teksa tha se komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet ku janë përzgjedhur pesë anëtarë.

Si kryesues i Bordit të KEK-ut është emëruar Skënder Haziri, ndërsa Merita Kasapolli, Berzar Halilaj, Valbona Raifi, Mustafa Pllana e Valdrin Krasniqi anëtarë.

div.meta-author { display:none; }