News That Matters

Qëndrimin mbështetës ndaj Kosovës e ka ritheksuar Mbretëria e Bashkuar

20/10/2021 22:32

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një takim virtual me ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Ëendy Morton.

Gërvalla ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Kryediplomatja e ka njoftuar Morton me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe synimin për krijim të sa më shumë vendeve të reja të punës.

Temë ishte edhe bashkëpunimi rajonal. Nga ana e saj Morton ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Mbretërisë së Bashkuar për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.

div.meta-author { display:none; }