News That Matters

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj është pajisur me aparaturë të teknologjisë së fundit, për analiza hematologjike dhe të urinës

30/06/2022. 19:46
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, përkatësisht shërbimi laboratorik është pajisur me aparaturë të teknologjisë së fundit, për analiza hematologjike dhe të urinës.
E gjithë kjo ndihmë, vije si rezultat i bashkëpunimit të mirë me Organizatën Accessible Quality Healthcare (AQH), kurse vlera e donacionit është 20 mijë euro.
Për donacionin e sotëm, është shprehur falënderuese edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, duke vlerësuar se këto pajisje do të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

div.meta-author { display:none; }