News That Matters

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ”Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë furnizohet me oksigjen për tri vitet e ardhshme 

15/07/2022. 21:31
Për tri vitet e ardhshme Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” do të ketë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me oksigjen

Drejtoria për Shëndetësi, pas përfundimit me suksese të procedurave të tenderimit njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, që është bërë furnizimi me oksigjen për Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në QKMF, QMF dhe AMF-të e Komunës së Mitrovicës.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare si dhe të gjitha autoambulancat janë të furnizuar me oksigjen, e cila do ta lehtësojë punën e stafit shëndetësor duke u bazuar në rendësinë e madhe që ka oksigjeni për shpëtimin e jetës së njeriut.

Drejtoria për Shëndetësi, zotohet se do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve duke u angazhuar për përmirësimin e gjendjes së shërbimeve shëndetësore në Komunën e Mitrovicës.

div.meta-author { display:none; }