
Drejtoria për Shëndetësi njofton të gjithë banorët e Shipolit se nga data 03.10.2022, Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të filloj renovimi i objektit.
Të gjithë qytetarët që shërbimet shëndetësore i kanë marrë në këtë qendër, udhëzohen që deri në përfundim të renovimit të objektit shërbimet shëndetësore ti marrin në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare.
Ofrimi i shërbimeve mjekësore do të rifillojë në këtë qendër menjëherë pas përfundimit të renovimit.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Menaxhmenti i QKMF-së, ju falënderojnë për mirëkuptim!