News That Matters

Punëtorët shëndetësorë pezullojnë grevën, shkak situata epidemiologjike

17/12/2021 12:12

Punëtorët shëndetësorë kanë pezulluar grevën.

Sipas një njoftimi nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pezullimi u bë për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike.

Siç njofton FSSHK, ata nuk po tërhiqen nga greva, por vetëm po e pezullojnë përkohësisht, sepse nuk duan t’i lënë pacientët ashtu siç ata u lanë nga qeveria.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:

Punëtorët shëndetësor kanë pezulluar grevën, kjo për shkak siç ka njoftuar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të situatës së rëndë epidemiologjike.

Ata thonë se nuk po tërhiqen nga greva por vetëm po pezullojnë grevën përkohësisht meqë nuk duan t’i lënë pacientët ashtu siç u lanë ata nga qeveria.

Njoftimi i FSShK-së:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u nisur nga situata e rëndë epidemiologjike në vend duke u nisur nga raportet e ardhura nga QKMF-të, Repartet Pediatrike të Spitaleve dhe Klinikës së Pediatrisë,merr Vendim që Grevën e Përgjithshme e paralajmëruar për datën 21 Dhjetor 2021 pezullohet deri në një Vendim tjetër të Këshillit Drejtues në Janar 2022.

FSSHK kishte shpresuar që buxheti për vitin 2022 do të votohet me datë 22 Dhjetor 2021 andaj edhe ka kërkuar që të zhvillojë takime me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Punëve të brendshme dhe administratës,Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Komisioni Parlamentar për buxhet dhe financa,pasi që buxheti votohet sot edhe njëherë në interest të pacientëve e PEZULLON këtë Grevë të Përgjithshme.

FSSHK njofton opinionin e gjerë se të Hënën me datë 20.12.2021 do të takohen me Ministrin e Shëndetësisë të Martën me Komisioni për Shëndetësi dhe presim takim me Kryeministrin Kurti ashtu siq është prononcuar në media.

Gjatë këtyre takimeve FSSHK para Ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi do të shpalos edhe njëherë kërkesat për miratimin e Ligjit të Pagave dhe kërkesën për rritje të pagave prej 50% për të gjithë të punësuarit në institucione publike shëndetësore.

Në fund FSSHK me këtë Vendim tregon se NUK KA TËRHEQJEN NGA GREVA POR VETËM PEZULLIM TË PËRKOHSHËM, e kjo sepse nuk dëshirojmë ti lëmë pacientët ashtu siq po na lë neve Qeveria.

div.meta-author { display:none; }