News That Matters

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës me protestë para Qeverisë

05/11/2021 12:12

Duke fishkëlluar e me pankarta në duar filloi protesta e punëtorëve të Lotarisë në Kosovës para ndërtesës së Qeverisë. Përfaqëuse i Lotarisë nga Mitrovica, Miran Ademi tha se derisa të miratohet ligji për lojërat e fatit, do të vazhdojnë protestat.

“Shumica e lojtarëve që luajnë kanë fillu me lujt në pjesën veriore të Mitrovicës. I bindun jam që prej 15 deri në 23 mijë euro luhen, do të thotë derdhen në Lotari të Serbisë, prej punëtorëve tanë ose të Kosovës, do të thotë qysh ata munden me funksionu në Mitrovicë e na nuk mundemi, kur dihet se Mitrovica është pjesë e Kosovës.”u shpreh Ademi.

Tutje ai thotë se shumica e punëtorëve kanë kontrata të përhershme dhe qe 30 muaj nuk marrin paga. Sipas tij dy herë janë dhënë pak të holla dhe pastaj asgjë.

“Unë për 36 vite kam punuar në Lotarinë e Kosovës, do të thotë pa kurrfarë arsye na kanë largu. Plus Qeveria e ka dërgu bordin e vet prej pesë anëtarëve për mbikëqyrjen e punës së Lotarisë së Kosovës, asnjë vërejtje nuk kemi pas askund. Kur janë ndalu lojërat e fatit Lotaria e Kosovës nuk ka qenë në plan, për moment kemi pushu edhe na, ka thanë ndërprehet puna juaj, pa kurrfarë arsye.”

Ademi shpjegon se kanë provuar disa mënyra të komunikimit me Qeverinë por nuk kanë marrë përgjigjie dhe nëse vazhdon kjo gjendje do të ndërmarrin masa të tjera.

“Qeveria të merr përsipër pagat, Mbajeni premtimin miratojeni ligjin, Qeveria pronare punëtorët në rrugë, Edhe fëmijët tanë e duan jetën, Mos na rrezikoni jetën e familjeve.” shkruante në pankartat që mbanin në duar disa nga protestuesit.

div.meta-author { display:none; }