News That Matters

Punëtorët e Lotarisë protestojnë para qeverisë së Kosovës

25/10/2021 12:30

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë duke protestuar para qeverisë së Kosovës për miratimin e ligjit.

Përfaqësuesi i tyre, Miran Ademim tha përveç çështjes së miratimit të ligjit, janë duke kërkuar edhe pagat për dy vite e gjysmë.

“Kemi dalë me miratu ligjin e lotarisë qeveria, pastaj ta dërgoj në Kuvendin e Kosovës, dhe të kërkojmë pagat për 30 muaj, apo dy vjet e gjysmë, teksa që një vit e gjysmë s’kemi marr asgjë, vetëm një pagë simbolike”, tha Ademi.

Teksa një punëtor tjetër, Abduallah Demaj, që është në punë që 32 vitem tha se jemi pa paga, teksa theksoi se akoma se nuk ka pranuar askush nga qeveria të flasin.

“Që dy vite e shtatë muaj janë bërë që nuk është miratuar ligji dhe jemi pa paga, të gjithë jemi me kontrata të përhershme, ende nuk ka pranuar askush që të flas me ne”, tha Demaj.

Ata thanë se nëse nuk i marrin parasysh kërkesat e tyre, do të bëjnë edhe grevë urie, ose të qëndrojmë më gjatë në protesta.

div.meta-author { display:none; }