News That Matters

Punëtorët e Ferronikelit kërkojnë ndihmën e qeverisë

28/10/2021 20:42
Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” gjatë të enjtes protestuan para objektit të qeverisë.

Arsyeja e protestës ishte fakti që mbetën të papunë pasi që kriza energjetike goditi kompaninë ku punonin.

Punëtorët gjatë protestës ftuan kryeministrin Albin Kurti për një takim para objektit të qeverisë, por as ai e as dikush nga vartësit e tij nuk u doli përballë.

Këta paralajmëruan se kjo protestë e së enjtes mund të jetë e fundit e qetë, meqë mund të protestojnë edhe në mënyrë jo paqësore, nëse shteti nuk iu del në ndihmë.

div.meta-author { display:none; }