
Kur puna dhe profesionalizmi gërshetohen në një vend atëherë arrihet tek suksesi. E po në këtë vit SHMLM “Xheladin Deda” mbushi 74 vjetorin e themelit të saj. Gjenerata të shumta e jashtëzakonisht të suksesshme dolën nga kjo shkolle.
Ndërsa drejtori i kësaj shkolle Gani Rama në një intervistë ekskluzive për “Radio Ylberi” na foli me shumë rreth punës dhe suksesit të shkollës.
Fillimisht ai na tregoi rreth përgatitjeve për fillim vitin e ri shkollor ku tregoi se kanë punuar gjatë verës.
(Stafi i shkollës)
“Vazhdimisht kemi punuar në këtë drejtim gjate pushimeve verore që mësimin ta fillojmë fizikisht, por faktikisht situata e beri të vetën”
Po ashtu Rama shtoi se shkolla i plotëson të gjitha kushtet që mësimi të filloi në formë fizike.
E sa i përket nxënësve të rinj dhe kërkesave që këta nxënës të jenë pjesë e kësaj shkolle, ai tha se këtë vit ka zbehje në krahasim me vitet e kaluara.
Ndërsa sa i përket suksese të shkollës Rama tha: “Kjo shkolle ka arritur shume suksese por si me kryesori është zhvendosja në objekt të ri, pasi objekti i vjetër nuk i përmbushte kushtet esenciale për mësim”
Tani ne objektin e ri nxënësit do të mund ta zhvillojnë edhe praktiken ku drejtori i falënderoi të gjithë ata që kane kontribuar në krijimin e kushteve që nxënësit ta mbajnë praktiken .
Gjithashtu, Gani Rama tregoi edhe për mësimin online dhe tha se ishte e vështire kjo periudhë, por si mësimdhënësve ashtu edhe nxënësve ju ofruan pajisje teknologjike që ta kenë me të lehtë mbajtjen e mësimit.
“Ta kenë nxënësit shëndetin fillimisht, pastaj ta fillojnë mësimin në formë fizike, pasi që kjo formë e mësimit është një hendikep shume i madh, dhasht Zoti qe te tejkalohet kjo e keqe që po i ndodh njerëzve, po ashtu edhe neve dhe të fillojmë mbare dhe mire dhe të ndihet aroma e Shtatorit” ishte mesazhi i Drejtorit të kësaj shkolle Gani Rama