
08\04\2022 12:24
Komuna e Mitrovicës ka publikuar listën e studentëve të cilët kanë përfituar bursë komunale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e komunës përmes një postimi në Facebook, shkruan Jepi Zë
Në këtë njotim shkruhet se studentët e pakënaqur me rezultatin mund të paraqesin ankesat e tyre në afat prej 15 ditëve nga koha e shpalljes së rezultateve.
Numri total i studentëve që kanë arritur të përfitojnë bursë nga Komuna e Mitrovicës është 75, dhe përfshinë fakultete dhe drejtime të ndryshme.