
Janë publikuar pamjet e para pas operimit të policit Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri të vendit.
Këto pamje janë publikuar përmes një postimi në Facebook nga mjeku Alban Shabani, raporton arbresh.info.
Mjeku ka thënë se Neziri siç është me plot vullnet e forcë për t’i shërbyer vendit, ashtu edhe i ka përballuar edhe plumbave të armikut.
“Shoku jem ashtu si’ç je plotë vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i perballove edhe plumbave të armikut! Ne jemi afer teje tani ne këto momente sikur ti që je çdo ditë në mbrojtje të vendit e qytetarëve! Zoti i ruajt policinë e Kosovës”, ka shkruar Shabani.