
19/06/2022. 20:45
Publicisti Ahmet Jashari më prejardhje nga familja Jashari reagon ndaj shkrimit të Gani Mehmetaj
Postimi i plotë:
Liria e shqiptarëve duket të jetë robëria e jugonostalgjikëve! Gani Mehmetaj, e ka bërë në fb postimin me përmbajtjen më poshtëruese, më tendencioze dhe më fyese për pjesën më të mirë të kombit shqiptar – për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E pabesueshme, por e vërtetë. Ai ia ka hequr petën tragjikomedisë kosovare, ku zëri i atyre që kanë shijuar jetën luksoze nën pushtetin serb, qoftë udbash, qoftë jugonostalgjikë, qoftë servila të atij pushteti robërues jehonë në kup të qiellit e në pikë të ditës. Gani Mehmetaj, nga familja ime janë vrarë gjyshja, axha dhe djali i axhes, duke provuar të mbrohen në shtëpinë e vet. Në lagjen time janë vrarë 50 njerëz, në mesin e tyre, komandanti i ushtrisë dhe luftëtarëve që ti i fyen, Adem Jashari. Janë vra pleq, gra e fëmijë duke luftuar për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre. Njëjtë ka ndodhur gjithandej Kosovës, por ti s’i ke parë meqë të ka verbu guximi i shqiptarëve që janë ngritur kundër robërisë. Ku ishe ti dhe “patriotët, “intelektualët” tjerë që duronit të vritej dhe dhunohej populli juaj. Atëherë keni qenë të strukur në ndonjë bodrum me erë urine, me muret e mbushura me grafite kundër popullit tuaj, pa kurajon më të vogël për të mbrojtur familjet tuaja. Tash 23 pas lufte gjeni guximin të shtini mbi ata që kanë guxuar të vdesin, por jo të çnjerëzohen si ju! Kur kujton vrasjen e patriotëve shqiptarë, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Mihajl Grameno, Ahmet Shtimja, Selman Kadrija, prej vet shqiptarëve, atëherë e kupton kush mund të jesh ti dhe të tjerët si ti!