
Nga Refki RESHITAJ:
PSE NËNAT DUHEN SHUMË ?
Profetin e pyetën:
Kush meriton të duhet më shumë ?
Nëna, iu tha Ai,
iu garantoj unë !
Po pas Nënës,
kush vjen i dytë ?
Prap Nëna, tha Ai
Dhe kësaj i vëni pikë !
Ca nga besimtarët,
pyetën përsëri:
Po i treti me radhë,
kush duhet të vij ?
Më dëgjoni mirë,
çfarë iu them unë:
Përsëri Nëna meriton
të duhet më shumë !
Po përse tri herë Nëna,
vendi i Babës ku mbet ?
Dhe ai meriton të duhet,
por dashuria ndaj Nënës
ka arsyen e vetë !
Nëna plotë 9 muaj,
të mban në trupin e saj.
Kurse as lindja e fëmiut,
nuk është aspak kollaj !
Edhe pas lindjes,
ajo të përcjell në çdo hap.
Sa netë i kalon pa gjum
edhe vetëm një grip kur të kap ?
Ajo të ndjen,
edhe kur nuk të ka pranë.
Ajo edhe kur nuk të sheh,
me ty frymën e ndanë !
Çdo herë kur ndjen dhimbje,
klithjen oh nënë e bënë.
Edhe kur ha diçka që të pëlqen:
Ehh, ç’ më kënaqi oj nënë !
Ka dhe plotë arsye,
që këtu nuk po i permend.
Prandaj i duam Nënat,
i duam më shumë se çdo kend !
…………………….
Therandë, 1 maj 2022