News That Matters

Pse Fifi kërkoi të largohet nga shtëpia e Big Brother? (VIDEO)

10/11/2021 11:11

Fifi mbrëmë ka kërkuar të dalë nga Big Brother VIP, pasi ish-konkurrenti Ardit Çuni, me të cilin këngëtarja shoqërohej brenda shtëpisë, hyri brenda për t’u sqaruar me të.

Çuni kërkoi të dijë nga Fifi se pse e nxori jashtë shtëpisë kur kishte në dorë mundësinë për të zgjedhur të tjerët.

Pasi u sqaruan, këngëtarja nga Kosova kërkoi të dalë nga shtëpia për t’u zëvendësuar me Arditin, si kërkim falje për të.

Ndiqni videon më poshtë për të kuptuar në tërësi çka ndodhi mes tyre.

div.meta-author { display:none; }