
24/12/2021 14:39
Partia Social Demokratë ka zhvilluar një aksion para objektit të qeverisë, ku ka larguar flamujt e Kosovës, dhe në vend të tyre ka vënë disa batanije.
“Sikurse flamuri i bardhë që është shenjë e humbjes, qebet që kemi vendosur janë simbol i dorëzimit të qeverisë Kurti ndaj krizës energjetike”, tha aktivistja e PSD-së, Natyra Kuqi.
“Kemi një kryeministër i cili na udhëzon që të nxehemi me qebe dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, e cila fajin e hedh tek njerëzit të cilët po e përdorin rrymën për komoditet”, shtoi ajo.
“Nëse kjo qeveri mund të përmbledhet për këtë vit, unë do të përmbledhja në tri etapa: Një keq menaxhim i pandemisë, një rritje enorme e çmimeve, dhe e treta, të ftohtit dhe mungesa e energjisë elektrike”.
“Sigurisht që qiriri dhe qebja do të jenë simbol i një qeverie të dështuar”, tha Kuqi në fund.