News That Matters

PSD sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit për deklarimin si veteran i UÇK-së

06/04/2022 08:39
Partia Socialdemokrate do të dorëzojë sot kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së.

Kjo parti e dorëzon padinë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në orën 11:00, thuhet në njoftim.

Për statusin e Kurtit si veteran i UÇK-së ka deklarime të ndryshme edhe të vetë ish-eprorëve të ushtrisë. Nga ata që e pohojnë këtë janë Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa e Faton Klinaku.

Ndërsa Rrustem e Hisen Berisha kanë thënë se Kurti nuk konsiderohet veteran i UÇK-së

div.meta-author { display:none; }