News That Matters

Propozohet që shkollat fillore në Mitrovicë të kenë orën e Notit, të zhvillohet në Omni Sport


Asamblistët kanë propozuar që shkollat fillore të kenë edhe orën e notit.

Kjo çështje u diskutua në mbledhjen e sotme të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, shkruan Jepi zë.

Sipas njoftimit, Komiteti njëzëri u pajtua që të vazhdojë punën për realizimin e kësaj nisme, e cila synohet që të bëhet obligative për nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Mitrovicës.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajtë Mbledhja e III e Komitetit te KK Mitrovicës per Arsim, Kulture, Rini dhe Sport. Në takim e siper, u diskutua edhe propozimi im i mëhershëm ne Seancen e Asamblese Komunale, per te filluar inkuadrimine nxenesve te shkollave fillore per mesimin e notit ne Qendren Multifunksionale “Omnisport”. Komiteti ne fjale njëzëri u pajtua që të vazhdoj punën per realizimin e kesaj nisme, e cila synohet qe te bëhet obligative per nxenesit e shkollave fillore te Komunës sone. Ne takim gjithashtu u diskutua edhe siguria neper shkolla, si dhe planifikimi per te vizituar disa shkolla te mesme dhe fillore, per tu informuar më per se afërmi rreth problemeve dhe dukurive neper shkolla qe mandej ti raportohet Kuvendit Komunal.

div.meta-author { display:none; }