
02/06/2022. 15:01
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara së fundmi në media në lidhje me rastet e dyshuara për korrupsion.
Prokuroria Speciale, hetimet i nisi pasi në media ditët e fundit u publikuan materiale dhe përgjime ku dyshohet se në Ministrinë e Infrastrukturës ka pasur tentim për dhënie e marrje ryshfeti.
Po ashtu, dyshime për keqpërdorime milionëshe ka ngritur edhe Partia Demokratike e Kosovës ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.