
Sot u bë përurimi i radios “Agmia” në shkollën e mesme të lartë të mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, në kuadër të Projektit: Veprim Kundër Diskriminimit për të Gjithë.
Implementues: Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe IPKO Foundation


Në përurim ishin prezent edhe nxënësit e grupit Agmia i cili ishte pjesemarrës në trajnimet e organizuara nga KEC dhe IPKO Foundation së bashku me profesoreshat e nderuara Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi Ferati
Kjo radio ishte si donacion nga KEC dhe Ipkofondation por një pjese u mbështet edhe nga Këshilli i Prindërve të shkollës sonë me kryetarin Shaban Salihu të cilët na përkrahën në implemetimin e kesaj radioje.
Po ashtu në përpilimin e projektit përpos prof.Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi, mori pjesë edhe prof. Ylber Durmishi.
Nxenesve iu urojmë përurimin e kesaj radioje por dhe iu uroj suksese tjera në projektet e radhës!
-Drejtoria e shkollës

