News That Matters

Prof. Dr. Muharrem Berisha – Një nga matematikanët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova

“Lindi më 1942 në fshatin Vi­lanc, komuna e Vushtrisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndër­sa në vitin 1961 kreu Shkollën Nor­male në Prishtinë.” – Shkruan Vushtrria.info.

Gjatë vitit shko­llor 1961/62 ka punuar mësues në shkollën fillore të Samadrexhës dhe të Maxhunajve të komunës së Vush­trrisë.

Në vitin shkollor 1962/63 u re­­gjistrua në studimet e matematikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. U diplomua më 1966.

Gjatë vitit shko­llor 1966/67 punoi profesor i lëndës së matematikës në Shkollën e Mesme Teknike të Prishtinës.

Në tetor të vitit 1967 ka mbajtur ushtrimet nga Analiza matematike I në Katedën e Matematikës të Fakultetit Filozofik të Prishtinës.

Në mars të vitit 1968 zgjidhet asistent në Katedrën e Mate­matikës. Më 1969 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Beogradit.

Në vitin shkollor 1970/71 autorizohet të mbajë ligjërata nga lënda Analiza mate­matike I në Katedrën e Matematikës të FSHMN-së.

Në vitin 1974 mbrojti temën e magjistraturës me titull: Trans­formimi dhe shumimi i serisë Fourier të një funksioni të vazhdue­shëm në Fakultetin e Shkencave Matemaike-Natyrore të Beogradit.

Gjatë pe­riudhës shkurt 1978-shkurt 1979 ka qëndruar në specializim në uni­versitetin “Lomonosov” të Moskës. Në maj të vitit 1979 ka mbrojtur tezën e dokto­ratës me titull: Vlerësimi i koeficientëve Fourier të disa klasa funksionesh. Po në këtë vit zgjidhet docent në lëndën Analiza matematike I në Seksio­nin e Matematikës në FSHMN të Prishtinës.

Në maj të vitit 1982 u zgjodh profesor inordinar në lëndën Analiza matematike I, ndërsa në mars të vitit 1987 profesor ordinar në FSHMN të Prishtinës.

Më 24 dhjetor 1996 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 20 dhjetor 2000 anëtar i rregullt i ASHAK-ut.

Gjatë kësaj periudhe, që nga viti 1967, si asistent, docent, profesor inordinar dhe ordinar në Seksionin e Matematikës ka ligjëruar lëndën Analiza matematike I, II, III dhe kurse të përgjithshme të mate­matikës në fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës.

Është angazhuar nga viti shkollor 1979/1980 në studimet pasuniversitare. Ka udhëhequr seminarin nga Analiza matematike në këto stu­dime. Gjithashtu ka qenë udhëheqës i disa kandidatëve në magjistraturë dhe doktoratë. Ka qenë kryesues i Kryesisë së Shoqatës së Matematikanëve, Fizikanëve dhe Astronomëve të Kosovës. Dy mandate zgjedhore, duke filluar nga viti shkollor 1981/82 deri më 1984/85, ka qenë shef i Seksionit të Matematikës.

Nga tetori i vitit 1985 deri në tetor të vitit 1987 ka kryer detyrën e prodekanit të FSHMN-së. Në vitin 1987 zgjidhet dekan i FSHMN-së, ndërsa në vitin 1989 rizgjidhet në detyrën e dekanit. Në qer­shor të vitit 1991 shkarkohet nga kjo detyrë me masat e dhun­shme të pushtetit serb.

Është laureat i Shpër­blimit të Dhjetorit të vitit 1983. Në periudhën 1994-1996 ka qenë udhë­heqës i studimeve pasuniversitare në Seksionin e Matematikës.

Ishte korrespon­dent i Mathemmaticial Reviews dhe anëtar i American Ma­the­matical Society.

Gjatë periudhës 1985-1991, sa e ka parë dritën revista Punime matematike, ka qenë redaktor i saj si dhe i revistës Kërkime dhe sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të ASHAK-ut.

Vdiq më 2010, duke lënë pas vetës një numër të madh të punimeve shkencore nga matematika si dhe një numër të madh të librave nga kjo fushë.

Ai padyshim konsiderohet si një nga matematikanët më të mirë që ka pas Kosova.

div.meta-author { display:none; }