
Në pikat kufitare të Kosovës sot në mëngjes pritjet nuk janë të gjata.
Mirëpo, përjashtim bën këtu pikëkalimi kufitar i Merdarës i cili zakonisht është i ngarkuar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova përmes kufirit të Merdarës janë dy orë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë 1,100 metra.
Mirëpo pikat tjera të kalimit kufitar nuk janë kaq të ngarkuara.
Për të dalë përmes kufirit të Jarinës pritja është 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 20 metra.
Në pikëkalimin kufitar të Muçibabës pritjet janë 5 deri në 10 minuta ndërsa nuk ka fare kolonë.
Në të gjithë Pikat e Kalimeve Kufitare të Kosovës nuk ka ngarkesë pasi pritjet janë 3 deri në 5 minuta.