News That Matters

Prishtinë, konfiskohen 32 patent shoferë për tre muaj

11/02/2022 21:03
Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se gjatë kësaj jave janë shqiptuar 32 gjoba dhe po aq patent shofer për tre muaj.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së rajonit të Prishtinës.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

div.meta-author { display:none; }