
05.09.2021. /06:45
Revista prestigjioze, Variety, së fundmi ka bërë një shkrim për sukseset e grave kosovare në industrinë e filmit.
Në bazë të këtij mediumi, ngritja e industrisë së filmit kosovar është një nga historitë më të pamundura të suksesit në kinemanë botërore sot, duke pasur parasysh sfondin e një lufte shkatërruese, pasojat e së cilës ndihen edhe në këtë kohë.
“Në çdo rrethanë do të konsiderohej një vit i jashtëzakonshëm për një vend prej dy milionë banorëve, që hapi shkollën e tij të parë të filmit 20 vjet më parë”, thuhet në shkrimin e mediumit, përcjellë Radio Ylberi.
“Ajo luftë ka lejuar një brez të ri të grave që të gjejnë zërin e tyre përmes filmit dhe të sjellin përvojat e tyre në ekran”.
“Filmi “Hive” bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje e cila lufton kundër qëndrimeve kokëfortë patriarkale të fshatit të saj në kërkimin për pavarësi. Në “Në kërkim të Venerës”, një grua e re që lufton me seksualitetin e saj të ri, përpiqet të gjejë veten në një qytet të vogël ku një vajzë pritet mbi të gjitha për të mbrojtur emrin e familjes. Dhe “Kodra ku ulërijnë luaneshat” tregon historinë e tre grave të reja me shpirt të lirë që përpiqen të imagjinojnë një të ardhme përtej traditave mbytëse të atdheut të tyre”.
Regjisorja nga Kosova, Kaltrina Krasniqi, në intervistën e dhënë për të njëjtin medium, ka shpjeguar se gratë në kinemanë kosovare kishin kohë që kishin rënë në role dytësore. Pas luftës, regjisoret femra filluan të rishkruajnë skenarin.