News That Matters

Presidentja Osmani takoj kryetarin Hamza në Mitrovicë

Kryetari Hamza priti në takim Presidenten Osmani

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, ka pritur në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Kryetari Hamza, pasi i ka dëshiruar mirëseardhje presidentes Osmani, e ka njoftuar me veprimet konkrete të ndërmarra nga institucionet lokale në menaxhimin e gjendjes emergjente, ku theksoi se dje patëm një situatë të jashtëzakonshme e të paparë ndonjëherë në Mitrovicë.

Nga kryetari Hamza është potencuar se fillimisht është bërë një mobilizim i të gjithë akterëve relevant komunal përmes Qendrës Operative Emergjente Lokale për menaxhimin e vërshimeve, të cilët janë duke e monitoruar gjendjen në çdo cep të Komunës së Mitrovicës.

“Më shumë se 100 familje janë evakuar deri më tani në Mitrovicë, fatmirësisht nuk kemi pasur humbje të njerëzve, mirëpo pasojat në dëme materiale janë shumë të mëdha. Njësitet komunale janë në teren dhe po ofrojnë përkujdesje për qytetarët me pako ushqimore, veshmbathje dhe strehim”, ka thënë kryetari z. Hamza.

Ndërsa, nga Presidentja znj.Vjosa Osmani, është ofruar bashkëpunim ndërinstitucional në përballimin më të lehtë të kësaj situate.

Ajo më tutje ka shtuar, se për të parandaluar çdo përkeqësim të mëtutjeshëm të situatës ka ngritur kapacitete shtesë që t’ju dilet në ndihmë të gjitha komunave të prekura nga vërshimet.

Kryetari Hamza dhe presidentja znj. Osmani kanë vizituar edhe disa nga lokalitetet e prekura nga vërshimet.

div.meta-author { display:none; }