
25/05/2022. 19:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun nga Shqipëria, Ilir Meta, në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike”.
Meta dhe Osmani ndanë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligj-zbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.
“Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë qasje dhe ndihmë të pakushtëzuar”, tha presidenti Meta./ATSH