
17/02/2022 19:21
Pas zbritjes nga vetura zyrtare, presidentja Vjosa Osmani sot u shoqërua nga një numër i madh i truprojave.
Rreth 13 truproje janë përkujdesur për sigurinë e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kaluar përmes qytetarësh deri ka arritur tek podiumi ku po e prisnin kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Konjufca.
Aty u mbajt ceremonia e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Presidentja Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti, dy vajzat dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të saj