
25/02/2022 13:10
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli nga zyra e tij në Kiev.
I veshur me veshje ushtarake, ai akuzon liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus.
“Ashtu si Lufta e Dytë Botërore, ju thatë kurrë më, por ja ku është përsëri dhe nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur,” thotë ai.
Zelensky tha se nuk është tepër vonë për të ndaluar agresionin rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bëjnë thirrje qytetarëve në të gjithë BE-në të protestojnë.
“Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”.