News That Matters

Presidenti Meta viziton Bashkinë arbëreshe Palazzo Adriano

07/11/2021 21:49
 Presidenti i Shqipërisë,  Ilir Meta u ndal në Bashkinë Palazzo Adriano, ku zhvilloi një takim me autoritetet më larta lokale, si dhe u përshëndet me dhjetëra banorë arbëreshë, që kishin dalë për ta pritur përzemërsisht në sheshin kryesor të qytetit.

Duke shtuar se ndihet i lumtur që është në vendin e personaliteteve të shquara italiane me origjinë arbëreshe si: Francesco Crispi, Kryeministri i Italisë; Giuseppe Crispi, autori i monografisë së parë mbi gjuhën shqipe; Gavril Dara i Riu, politikani dhe poeti i shquar si dhe të shkrimtarëve të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Presidenti i Republikës vuri në dukje se:

“Këtu ndërthuren më së miri tradita e bukur e artit arkitektonik të arbëreshëve të parë me kulturën, letërsinë dhe kinemanë italiane.”

 

Postimi i plotë:

 

div.meta-author { display:none; }