News That Matters

Presidenti Meta për ndarjen nga jeta të Arben Lazes: Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme!

06/01/2022 22:02

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Klubit të Futbollit Elbasani Arben Laze.

Meta e cilëson një humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv.

“Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.
Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!”, shkruan presidenti Meta.

div.meta-author { display:none; }