
24/04/2022 15:18
Madhësia e tekstit:
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Itali, është ndalur në Bashkinë Anagni në Itali, ku edhe është takuar me kryebashkiakun Daniele Natalia.
“Krenar të dëgjosh histori dhe modele suksesi të shqiptarëve në Itali, urë e rëndësishme lidhëse për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy popujve tanë.”, është shprehur Meta.
Statusi:
ADVERTISING
Ne vazhdojmë t’i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen e gjithanshme dhe për mikpritjen e ofruar për emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të, që kanë një kontribut të pamohueshëm për vetë zhvillimin ekonomik dhe progresin e shoqërisë italiane.
I lumtur që gjatë vizitës në Bashkinë Anagni, në qytetin e Papëve dhe të paqes, të dëgjoja nga Kryebashkiaku Daniele Natalia se komuniteti shqiptar është integruar më së miri, që m’u pohua edhe në takimet që zhvillova me shumë përfaqësues të bashkësisë shqiptare që jetojnë këtu prej dekadash, jo vetëm të mirë integruar por edhe ikona suksesi në ekonomi, art dhe edukim.
Krenar të dëgjosh histori dhe modele suksesi të shqiptarëve në Itali, urë e rëndësishme lidhëse për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy popujve tanë.