News That Matters

Presidenti, Ilir Meta, dekoron me titullin “Naim Frashëri” gazetarin Bedri Sadiku

19/02/2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me titullin më të lartë “Naim Frashëri” gazetarin shqiptar Bedri Sadiku.

Mbrëmjen e sotme, në një-vjetorin e vdekjes së tij, është kujtuar puna dhe veprimtaria e tij katër dekadëshe, ku mes tjerash u tha se Sadiku punoi në treva të ndryshme shqiptare duke informuar popullin shqiptar në kushte jo të zakonshme.

Këshilltari i Ilir Metës, Flamur Gashi tha se Bedri Sadiku dhe kolegët e tij, ishin zë ndryshe i gazetarisë në Shqipëri.

“Bedri Sadiku së bashku me një grup të gazetarëve të Kosovës, ishin një zë ndryshe të gazetarisë në Shqipëri. Edhe Rilindja ishte ndryshe dhe ishte rilindje në Shqipëri. Rilindja i mblodhi të gjithë veprimtarët e Kosovës dhe ishte udhërrëfyese e kohës së presidentit Ibrahim Rugova. Duke marrë për bazë të gjithë veprimtarinë në Kosovë dhe Shqipëri, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ngarkuar tre këshilltarët e tij që sonte presidenti Ilir Meta duke vlerësuar të gjithë kontributin, i ndan çmimin më të lartë që Republika e Shqipërisë ka, duke i dhënë titullin e lartë ‘Naim Frashëri’, tha Gashi.

I biri i Bedriut, Kushtrimi ka falënderuar presidentin Ilir Meta për vlerësimin e punës katër dekadëshe të babait të tij.

“Një mirënjohje dhe falënderim për presidentin Ilir Meta, për vlerësimin që ia bëri punës tre dekadëshe të babait, gazetarit, atdhetarit, Bedri Sadiku. Jam i lumtur qe jemi mbledhur për të celebruar jetën e tij. Jemi ulur njerëz nga Tirana, Shkupi, Prishtina, Lugina e Gjilani, për të kujtuar kohërat për të cilët raportoi babi”, tha Sadiku.

div.meta-author { display:none; }