News That Matters

Presidenti i KiE-së: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur, e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në

20/05/2022. 13:51

Në konferencë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u shpreh se ai personalisht është mbështetës i Ballkanit të Hapur.

Ai tha se një nismë e tillë jep më shumë mundësi për bashkëpunim dhe për të forcuar strukturat ekonomike, si dhe e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në.

“Unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe mendoj që të gjithë duhet të bashkohen në këtë nisëm, sepse do të kenë më shumë mundësi për bashkëpunim dhe për të forcuar strukturat ekonomike. Kjo e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në. Kështu favorizohen shkëmbimet ekonomike në rajon”.

div.meta-author { display:none; }