
Në prag të ndeshjes së nesërme, Kosova – Qipro, presidenti Agim Ademi sipas traditës ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Qipros dhe delegatin e UEFA-s.
Kreu i FFK-së i uroi mirëseardhje mikut të tij Giorgos Koumas dhe delegacionit qipriot, teksa vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy federatave.