
25/12/2021
Shefi i Stafit në kabinetin e presidentes të Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi Serbia po vazhdon të blejë raketa nga Rusia.
Vela, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se blerja e vazhdueshme të armëve ruse nga Vuçiq rrezikon paqen në Ballkan.
Ai ka thënë se ky veprim i Serbisë duhet të sanksionohet.
“Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiqi rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjet i Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Prandaj, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen”, ka shkruar Vela në Twitter.