
24/05/2022
Shkolla fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë ka kujtuar sot nxënësin e saj 9 vjeçar Muhamed Deliun.
I ndjeri vdiq dje pasi u fut në kanalin e Ibër-Lepencit në Vaganicë për t’u larë, përcjell Mitropol. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi në varrezat e Shipolit të Mitrovicës.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Me pikëllim e dhimbje morrëm lajmin e hidhur per ikjen në amshim të nxënësit tonë Muhamed Deliu,sot qiellit ju bashkua një engjëll,shkolles shokëve e mësueses ju iku Muhamedi i yne i dashur i buzeqeshur e i sjellshem.Shoku e nxënësi ynë do te jesh përherë ne zemrat tona.Pusho ne parajse o Engjull se engjujt jetojnë ne qiell.Ngushellime gjithë familjes ,shokëve mësueses
Të pikëlluar Shkolla “Andon Zako Çajupi”