News That Matters

Policia shqipton gjobë për ngasësin që drejtoi automjetin në kahje të kundërt

09/09/2021 14:04
Një automjet ka qenë duke lëvizur në kahje të kundërt me ç ‘rast ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë saktësisht në fshatin Gracë.
Ndërkohë, njësia e Trafikut Rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin e automjetit dhe ti shqiptoj gjobën e gjithashtu edhe masën mbrojtëse me pikë negative, duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor për kundërvajtjen përkatëse, përcjell Radio Ylberi.

Po ashtu, Policia në Rajonin e Mitrovicës fton qytetarët që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj.

div.meta-author { display:none; }