
Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë Jug, ka shqiptuar gjobë për ngasësin e automjetit për tejkalim në vijë të plotë.
Gjobitja e tij është bërë pasi i cili kishte qenë duke qarkulluar në rrugën
nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Maxhunaj ka hyrë në tejkalim të kolonës në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, trasmeton Radio-Ylberi.
Në njoftim thuhet se një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media, dhe pastaj njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë
të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Gjithashtu, Policia ne rajonin e Mitrovicës fton qytetaret që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek
Policia e Kosovës.