
23/11/2021 13:53
Në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me masa dhe kontrolle sigurie, të cilat janë zbatuar në tri shkolla të mesme të larta në Skenderaj.
Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” janë gjetur dhe sekuestruar, 5 (pesë) thikadhe 1(një) shufër metalike.
Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës.
Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.