News That Matters

Policia në Rajonin e Mitrovicës, intensifikon kontrollet për personat në vetëizolim

Policia Rajonale në Mitrovicë, ka intensifikuar angazhimin në kontrolle të personave me masa “vetëzolimi”.
“Me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ, në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po ndërmerren masa të intensifikuara duke përfshirë, vizita dhe kontrollë verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetëizolim.” thuhet në njoftim.
Po ashtu kontrollet po realizohen nga zyrtarë policorë të uniformuar dhe në rroba civile, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetëizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga institucioni kompetent e paraparë si masë parandaluese.

Ndërsa ndaj personave të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia është duke ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

div.meta-author { display:none; }