
06/09/2021. 14:32
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, trasmeton Radio Ylberi.
Sot zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër palestra sportive e salla fitnesi, me ç’ rast këto veprimtari sportive janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave.
“Bazuar në gjendjen faktike, zhvillimi i aktiviteteve fizike në këto veprimtari ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për veprimtari sportive .
Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19” thuhet në njoftimin e Policisë.