
Drejtoria Rajonale në Mitrovicë Jug, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtësi qe raportohet nga ana e qytetareve.
Ndërsa një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media sociale ditë më parë është publikuar një lajm për një automjet i cili e ka hyre në rrugë njëkahëshe duke mos respektuar rreth-rrotullimin në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, më saktësisht në fshatin Smrekonicë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, trasmeton Radio-Ylberi.
Dhe sipas Policisë, njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
/Radio-Ylberi/