
16/10/2021. 10:46
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 278 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.
22 persona u arrestuan, 14 persona u dërguan në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit, njofton “Radio-Ylberi”
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 53 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar një mijë e 79 tiketa trafiku.