
18/10/2021 11:19
Përmes raportit 24 orësh, policia bën me dije se ka hapur katër raste për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Si pasojë e të shtënave me armë, një person është goditur nga një plumb me ç’rast ka kërkuar trajtim mjekësor.
Më poshtë mund të lexoni se çfarë gjeti policia në disa lokacione të Skenderajt, trasmeton “Radio-Ylberi”
Skenderaj, 17.10.2021-20:42. Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës pasi që i njëjti është goditur nga një plumb nga drejtim i panjohur. Rasti është duke u hetuar
Skenderaj, 17.10.2021-20:55. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet
Skenderaj, 17.10.2021-20:25. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet
Skenderaj, 17.10.2021-20:33. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet