
17/09/2021 10:08
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 23-vjeçares Z.I. nga fshati Zabel i Drenasit.
Sipas policisë 23 vjeçares i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë.
Sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë, shkruan Reporteri.net.
Vdekja e saj nag policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
“Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar”, thekson raporti.
Gjatë ditës së djeshme, një familjar i 23-vjeçares në rrjete sociale ka shkruar se ajo ka vdekur 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID.
Madje edhe ka publikuar foton e kartelës ku shihet se e ndjera ka marrë vaksinën Pfizer, por nga Klinika Emergjente në QKUK kanë sqaruar se shkaku i vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhja në bark).