News That Matters

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në autostradë ku humbi jetën një person

21/04/2022 10:28
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova” rreth orës 11:25.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, deri te vetaksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, deri sa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

div.meta-author { display:none; }