News That Matters

Policia e Mitrovicës me aktivitete për zbatimin e masave të reja, kontrollojnë qendrat tregtare

07/09/2021. 13:54
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, trasmeton Radio-Ylberi.

Ndërsa përveç angazhimeve në fusha tjera, si pjesë e planifikimit në zbatimin e masave gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër qendra tregtare, me ç’ rast janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave.

“ Bazuar në gjendjen faktike, ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19.” thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

div.meta-author { display:none; }