News That Matters

Policia e Mitrovicës ka një njoftim për qytetarët

17/09/2021 20:05
Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës e sidomos banorët e lagjes afër Palestrës sportive ,,Minatori” në Mitrovicë, të mos parkojnë automjetet e tyre në hapësirën për rreth palestrës sportive, nga ora 09:00 të datës 18.09.2021 deri në ora 22:00, të datës 19.09.2021, trasmeton “Radio-Ylberi”

E tërë kjo për shkak të një ndeshje ndërkombëtare të hendbollit e cila do të zhvillohet në këtë palestër, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:
I n f o r m a c i o n/N j o f t i m

Mitrovicë, 17 shtator 2021

Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës e sidomos banorët e lagjes afër Palestrës sportive ,,Minatori” në Mitrovicë se për shkak të një ndeshje ndërkombëtare të hendbollit e cila do të zhvillohet në këtë palestër, të mos parkojnë automjetet e tyre në hapësirën për rreth palestrës sportive, nga ora 09:00 të datës 18.09.2021 deri në ora 22:00, të datës 19.09.2021.

Automjetet e parkuara në këtë zonë janë njoftuar sot gjatë tërë ditës me njoftim të shkruar për ndalimin e parkimit me datat dhe kohën e lartcekur kështu që automjetet të cilat gjenden të parkuara në zonën dhe kohen e caktuar do të largohen me kompaninë për tërheqjen e automjeteve ndërsa shpenzimet do ti bartin pronarët e automjeteve.

div.meta-author { display:none; }